Cili është progami që zëvendëson këtë sezon “X Factor”?!

By

Në sezonin e kaluar Prive ka informuar që nuk do të ketë në vitin 2016 X Factor Albania. Po ashtu e zbuluam arsyen e këtij vendimi.

Dyshja e njohur për këto lloj spektaklesh Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka kanë blerë një tjetër patentë ndërkombëtare shumë të njohur.

Në janar në vend të X Factor do të ketë prodhim të ri që mban emrin “Your Face Sounds Familiar”.

Your Face Sounds Familiar është një format kompeticioni muzikor i zhanrit reality-talent, ku protagonistë janë disa nga figurat më të rëndësishme të botës së artit, televizionit, kinemasë etj, të transformuar në paraqitje në ikonat e muzikës ndërkombëtare, që do të performojnë live këngët e tyre.

Ky format është prezent në më shumë se 30 shtete dhe ka arritur shifra audience maksimale. Formati mban firmën e Endemol dhe është transmetuar për herë të parë në Spanjë në vitin 2011.

 

Aktualisht Vejsiu dhe Grabocka janë të përqendruar në “Dance Ëith Me” e pas saj nisin punën për projektin e ri./Prive.al

Artikuj të ngjashëm