Algjeria e ka ndaluar filmin e famshëm “Barbie”, tre javë pas publikimit të tij në vendin kryesisht mysliman të Afrikës Veriore.
Ministria e Kulturës e këtij vendi u ka kërkuar kinemave që të tërheqin menjëherë filmin e famshëm të Hollivudit.
“Filmi promovonte homoseksualitetin dhe nuk përputhej me besimet fetare dhe kulturore të Algjerisë”, tha një burim zyrtar për agjencinë e lajmeve “Reuters”, transmeton Klankosova.tv.
Kinematë në qytetet e Algjerit, Oranit dhe Konstandinit janë mbushur plot, sipas faqes së lajmeve “24H Algérie”.
Filmi u ndalua zyrtarisht për “dëmtim të moralit”, tha uebfqaja e lajmeve, duke shtuar se që nga publikimi i tij, biletat ishin shitur çdo ditë. Ka pasur kritika në botën arabe për vlerat sociale të filmit, me Kuvajtin që ndaloi “Barbie” javën e kaluar për të mbrojtur “etikën publike”.
Filmi, me aktorët e famshëm holivudianë Margot Robbie dhe Ryan Gosling, është një histori e moshës së rritur e bazuar në lodrën e fëmijëve, ku “Barbie” udhëton në botën reale dhe eksploron identitetin e saj.
Rreth kohës së publikimit të filmit, regjisorja Greta Gerwig i tha “New York Times” se supozohej të ishte “qesharak” dhe se shpresa e saj për filmin ishte që shoqëria “të heqë dorë nga gjërat që nuk po na shërbejnë, domosdoshmërisht si gra ose burra”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
“Barbie” ka pasur një pritje më të ngrohtë nga liderët në vende të tjera, si në Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjë, ku kryeministri britanik Rishi Sunak dhe familja mbretërore spanjolle u fotografuan në kinema kur shkuan për ta parë atë.
Që nga publikimi, filmi ka fituar më shumë se 1 miliard dollarë në mbarë botën.