Publikimi i ‘bombës’ nga Viktor Palokajt mund të mos i ketë pëlqyer shumë kolegëve të tij.
Disa për shkak se vetë atakohen në tekstin e këngës së re të reperit e të tjerët mund të jenë frikësuar nga konkurrenca.
Megjithëse tanimë është bërë trend në estradë që këngët e kolegëve të përkrahen duke u shpërndarë, kur bëhet fjalë për Unikkatilin po mbizotëron një heshtje e plotë.
I vetmi që ka dhënë një koment përkrahës është reperi Arkimed Lushaj i cili ka shpërndarë projektin muzikor të Viktor Palokajt në rrjetin social Instagram.
Ky gjest i Stresit u komplimentua nga fansat që në komentet e tyre shprehën respekt për reperin nga Shqipëria.
Në Facebook ‘Për qato’ pa ndonjë koment mbi realizimin është postuar edhe nga Gold AG për të cilin mediat aluduan se një pjesë e tekstit me akuza mjaft të rënda i dedikohet atij. /Prive.al/