Këngëtarja Genta Ismajli filloi me shumë sukses projektin e parë për 2016-të. Bashkëpunimi me Etnon çdo ditë e më shumë po regjistron shifra të larta klikimeshë në YouTube.
Momentalisht të verifikuara janë afro 850 mijë shikime për ‘Shake It’.
Por para saj, këngëtarja kishte paralajmëruar dy projekte një me shumë ritëm dhe një baladë. Por kjo e fundit nuk do të publikohet.
Të shtunën në Prive, artistja tregoi se ka dështuar plani për baladën teksa pas një muaji pritet të publikohet projekti i ri që akoma nuk është vendosur nëse do të jetë në bashkëpunim apo vetëm.
Nëse zgjidhet një artist për duet ai do të jetë i zhanrit Hip Hop./Prive