Cili do jetë titulli i këngës së re e djemve të “Baba Stars”?

By

Tashmë nuk është sekret!

Djemtë e grupit Babastars ka tash e një kohë që po punojnë në një tjetër projekt të përbashkët, të parin pas disa vitesh.

E nga fansat dhe gazetarët, pa dilema, ky projekt mori emrin ‘High 4’ marrë shkas nga tre projektet paraprake prej vitit 2012 e tutje.

Por a do quhet projekti i përbashkët i reperëve në këtë formë?!

Prive nga burime pranë menaxhmentit ka arritur të mësojë që në fakt emri nuk është caktuar ende dhe ka dilema në këtë pjesë.

Në çështjen e titullit, po shqyrtohen disa alternativa krahas ‘High 4’ dhe u mbetet vetë pjesëmarrësve të projektit që të zgjedhin se si do emërtohet kjo këngë.

Ndryshe, data e publikimit ende nuk mund të thuhet me saktësi por besohet që nuk do jetë e largët për faktin që shumica e punëve në studio tashmë janë finalizuar./Prive.al

Artikuj të ngjashëm