Cili artist shqiptar ia kënaqi zemrën Granit Xhakës?!

By

Futbollisti me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka edhe pse larg vendit nga ku i ka rrënjët familjare, lidhjen nuk e ka shkëputur asnjëherë.

Ai gjithmonë ka qenë në rrjedha me zhvillimet e kulturën në Kosovë madje duke u takuar shpesh edhe me artistë të njohur.

Megjithatë është një prej tyre i cili duket se për futbollistin është i preferuari.

Fjala është për reperin Gold AG i cili dje publikoi projektin e ri ‘E kam emrin preshevar’ që i ka pëlqyer shumë Granitit.

Ky i fundit përmes Instagramit ka shpërndarë këngën nën mbishkrimin: ‘E meriton ni respekt të madh ky njeri. Hallall të koft na ke knaq zemrën me ket kangë’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm