Këngëtari Robert Berisha që debutoi në skenën muzikore shqiptare si këngëtar me ‘Made in Albania’ tashmë ka finalizuar projektin e ri veror siç edhe iu kemi paralajmëruar kohë më parë.
Kënga ‘Qysh pe lojna’ si një përzierje mes muzikës reggae dhe folk do të publikohet brenda pak ditësh.
Në të, Roberti pos modeleve dhe një Missi të përfshira në videoklip, muzikalisht nuk do jetë vetëm.
Kjo për faktin se ai do të shoqërohet në kitarë nga Astrit Stafaj. Mbetet të shihet në pak ditë se si do të pritet ky projekt i cili pason ‘MIA’ që bëri shmë zhurmë në publik. /Prive.al/