Rita Ora është e para femër shqiptare që hyri në diskografinë e muzikës globale.
E suksesin e saj po tentojnë ta provojnë edhe shqiptarë të tjerë.
Listës me emra që po kërkojnë famën internacionale po i shtohet emra shqiptarë dita – ditës.
Bebe Rexha është një nga shqiptarët që i është afruar më së shumti kësaj dëshire.
26 vjeçarja me prejardhje nga Dibra por e lindur në kontinentin amerikan deri më tani ka krijuar hite botërore.
Gjatë 2015-tës ajo shënoi duetin më të madh deri më tani në karrierë me David Guetta, Nicki Minaj e AfroJack.
Në Amerikë po punon një tjetër shqiptar. Me origjinë nga Mal i Zi, Albert Stanaj është duke punuar intensivisht në studio të njohura përtej oqeanit.
Zëri i tij bëri bujë atje pas interpretimit të këngës ‘Let Her Go’ në Dancing With the Stars në SHBA.
Më pas u pa në praninë e Jay Z e Drake por pavarësisht kësaj ai mesa duket nuk është bërë pjesë e asnjë kompanie muzikore, sepse në llogarinë e tij zyrtare në instagram shfaqet si artist i pavarur.
Por ndryshe nga Alberti po vepron këngëtarja nga Prishtina.
Dua Lipa e cila u bë e njohur falë video promovuese të X Factor në Britani ka filluar një rrugë të sigurtë drejt shndrrimit në artiste ndërkombëtare.
Dua para pak jave ka lançuar singllin debutues ‘New Love’ që është punuar nga producentë të yjeve botërore, Emil Hayne dhe Andrew Wyatt.
Nga Shqipëria sukses ndërkombëtar po synon Eleni Foureira. Këngëtarja e cila tashmë ka arritur famën absolute në shtetin grek është duke punuar për shtrirje të muzikës së saj në tërë globin.
Bashkëpunime me emra të njohur europianë veçse i kanë hapur dyert e Europës.
Të kartërt me vokal të fuqishëm e stil të veçantë, por muzikën e cili artist shqiptar do e përqafojë diskografia botërore më shpejt. Përgjigjen do e japin me krijimet që do sjellin./Prive.al