Muaji që sapo lamë pas lirisht mund të themi se ishte një muaj mjaft i frytshëm sa i përket prurjeve të reja në industrinë muzikore shqiptare.
Shumë artistë të njohur lansuan projekte të reja e disa prej tyre nuk e lanë vetëm me nga një.
Duket se edhe shkurti do të jetë i njejtë për nga produktiviteti, të paktën kështu na kanë paralajmëruar një numër i konsiderueshëm i artistëve tanë.
Një prej tyre është reperi Genc Prelvukaj i cili gjatë këtij muaji do të sjellë një projekt të ri e që ndryshe prej herave tjera besohet të jetë solo teksa xhirimet për këtë klip veçse kanë filluar.
Pa prurje të re nuk do të mbetet as këngëtarja, Morena Taraku, e cila ka zbuluar edhe titullin e produktit të ri i cili është ‘Inat’ teksa shumë shpejt do të jetë i gatshëm për publikun.
Si për të nisur edhe më mbarë muajin shkurt ka menduar këngëtarja, Yllka Kuqi. Ditën e djeshme ajo është marrë kryesisht me xhirimet e klipit të ri teksa sa i përket detajeve tjera të këtji projekti do të zbulohen me kohë. /Prive.al/