Çiftet e famshme shqiptare që na e dëshmuan se dashuria ekziston

By

Nganjëherë pasi na thyhet zemra ose nëse kurrë nuk kemi pasur fatin të biem në dashuri, kjo na bënë pak skeptik në dashuri. Askush nuk na e kujton më mirë se sa e bukur është dashuria se një çift i lumtur. E sot me ekzistencën e rrjeteve sociale çiftet ndajnë gjithnjë momentet e lumtura të tyre.

Të tillë janë edhe çiftet e të famshmëve shqiptarë, që sa herë postojnë foto ose video na e “shkrijnë” zemrën.

Elita dhe Gjiko

Çift i dy të rinjve që janë bërë prindër për herë të parë, sa herë i shohim rrezatojnë dashuri dhe lumturi. Këta duket se janë bërë për njëri tjetrin e vetëm tash janë të plotë!

Miriami dhe Albani

Që të dy i takojnë artit dhe muzikës e ne mund të paramendojmë me adhurimin që kanë për njëri tjetrin ata çdo mbrëmje i kushtojnë këngë njëri tjetrit. Lumturia e tyre u shtua edhe me ardhjen në jetë të vajzës së tyre.

Xhensila dhe Besi

Janë nga ato çiftet që ushtojnë nga të qeshurat dhe rrezatojnë nga lumturia. Dyshja janë bërë prindër të një vogëlusheje e jeta e tyre nuk ka si të shkojë më ëmbël.

Mihrija dhe Naimi

Këta dy gjithmonë na e kanë dëshmuar qe edhe pas shumë vitesh martesë pasioni e dashuria nuk shuhen. Të dy gjithmonë shfaqen shumë të buzëqeshur krah njëri tjetrit e sytë e tyre rrezatojnë admirim për njëri tjetrin.

Dua dhe Isaac

Këta dy tregojnë se sa përkrahës duhet të jenë partnerët në lidhje pasi që gjithmonë janë bashkë në çdo event të njëri tjetrit. Edhe pas një shkëputje të shkurtër këta dy u rikthyen për të mos u ndarë më kurrë.

Almeda dhe Tolgahan

Këta dy dëshmojnë që edhe lidhjet transnacionale funksionojnë. Buzëqeshja e Almedës nuk është asnjeherë më e bukur se kur buzëqesh krah Tolgahanit. Çifti sapo janë prindër dhe ndihen më të lumtur se kurrë më parë.

 

Loredana dhe Mozzik

Të dy të rinj e plot ëndrra e gjetën njëri tjetrin e shumë u bënë prindër të një vajze. Të dy në fushën e repit bashkëpunuan duke sjellur shumë hite që për temë kanë jetën e tyre të pandashme si çift. Në të mirë e në të keq, dyshja janë gjithmonë pranë tjetrit.

Artikuj të ngjashëm