Në ditën ndërkombëtare të refugjatëve, sot në pjesën e parë të emisionit NIN në Klan Kosova po diskutohet pikërisht për këtë temë.
Mes mysafirëve të ftuar është edhe këngëtarja e mirënjohur, Gili që ka rrëfyer eksperiencën e saj në rolin e refugjates për dy herë, gjatë luftës në Bosne dhe Hercegovinë dhe Kosovë.
Ajo tregoi se gjatë luftës së vitit 98/99 me familjen ka përfunduar në Francë ku edhe ka sjellur në jetë djalin e saj të dytë.
Gili zbuloi se lindja e djalit të saj si i pari refugjat nga Kosova atëbotë ishte shndërruar në lajm në media. /Prive.al/