Tayna nuk po ndalon së shijuari suksesin e këngës “Si ai”.
Kënga bëri jehonë gjithandej, çka u dëshmua edhe me publikimin e versionit remix nga artisti me reputacion botëror, Marshmello.
Tani “Si ai” është bërë pjesë e playlistave te DJ-ve më me nam, të tillë si Mahmut Orhan.
Ky i fundit e lëshoi “Si ai” në një prej koncerteve të tij, dhe e publikoi në storie në llogarinë e Instagramit.
“Omg”, ishte reagimi i reperes.
Gjithsesi, duket se s’ka vend për pushim për reperen, pasi ajo së fundmi publikoi solo projektin tjetër, “Folëm pak”.