Cila ishte kënga e preferuar e Dr. Florit?!

By

Landi i grupit West Side Family ka një javë që ka nisur postimet në kujtim të artistit Dr. Flori. Landi ka kujtuar kantautorin përmes produkteve të tij muzikore.

Atë që zgjedhi për njëvjetorin e vdekjes është “Në mundsh” që në llogarinë online tha se kjo është kënga që më së shumti e ka dashur Florian Kondi.

“Është kënga të cilën Flori e deshi më së shumti. Një këngë me mesazhin më të fortë të transmetuar që kërkon të jesh mbi veten në nivelet e vetmohimit e gjithashtu, t’a ofrosh veten si një sakrificë e gjallë për gjithçka konsiderohet VLERË, jo thjesht tek-tuk, jo sepse dikush po të sheh, jo sepse ke dhe mund te japësh disa thërrime, jo për sevap apo “se t’shef Zoti”, jo sepse emri yt do dali te lajmet dhe do përmendet e do njihesh e do përshëndetesh si “Bamirësi”, por sepse ti në heshtje, në mënyre te fshehtë e të vazhdueshme do të vazhdosh të bësh të mirën, sepse e/i tillë je.” – është shkrimi i Landit në instagram.

Ndërsa ka përfunduar me fjalët që Dr. Flori i mungon shumë.

Artikuj të ngjashëm