Privé Reality ishte një nga programet e skemës programore për festat e fundvitit.
Ky emision u transmetua me 1 janar në Klan Kosova, ku mysafirë të Liberta Spahiut ishin Leonora Jakupi, Jehona Sopi, Labinot Tahiri e Irkenc Hyka.
Në pjesën e parë artistët flasin për jetën personale e poashtu karrierën, teksa astrologja Lorofili, flet për të kaluarën por edhe të ardhmen e tyre.
Muzika e bukur live nga të katërt këngëtarët ishte e rezervuar në pjesën e dytë.
Letrat emocionuese nga partnerët e familjarët e tyre erdhën në pjesën e tretë.
Nëse nuk e keni shikuar akoma këtë episod, klikojeni tani sepse emocionet janë të shumta./Prive.al