Dhjetori i vitit 2015 mbushi faqet e shtypit rozë me raportime të mediave maqedonase sipas të cilave një vrasje mes shqiptarëve në Gërçec të Shkupit kishte ndodhur për shkakun e saj.
Bilanci i shkëmbimit të zjarrit përpos një të vrari ishte edhe një i plagosur. Ato ditë, Adelina Tahiri përpos që shkurt demantoi lajmin nuk dha detaje të tjera nën pretekstin se e vërteta do dalë në shesh shumë shpejt.
E versioni më i detajuar i ngjarjes do të rrëfehet nesër për herë të parë në Prive nga vetë këngëtarja Adelina Tahiri.
Përpos këtij rasti, ajo do flasë edhe për projektet në të ardhmen dhe risitë në karrierë.
Këto dhe të tjera, nesër me fillim nga ora 19:00