Çifti u përfol për krizë por Tuna e Patrisi tejkalojnë problemet, nisin pushimet në këtë vend!

By

Ishin në qendër të vëmendjes për ditë të tëra pasi dhanë shenja se në lidhjen e tyre ka krizë.

Mirëpo Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha, duket ta kenë kaluar atë situatë në romancën e tyre dhe kanë lëvizur tutje, me vendimin për të shkuar në pushime.

Dyshja këtë fundvit po e kalon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në Ohio, bashkë me djalin e tyre Tianin.

Ata kanë publikuar fotografi nga shëtitjet e tyre, ndërsa asnjë imazh nuk kanë lansuar së bashku si familje.

Megjithatë, Tuna dhe Patrisi nuk e ndjekin më njëri tjetrin në Instagram dhe ky ishte fillimisht sinjali që na bëri të gjykojmë se ata po shkojnë drejt ndarjes. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm