Çifti i njohur shqiptar po bëhen prindër sërish!

By

Familja Hoxha po zgjerohet!

Lajmin e ka bërë të ditur trashëgimtarja e Top Medias, Sara Hoxha përmes një postimi në Instagram.

Me fokus, barkun nga pushimet në Maldive, ajo është shprehur: “Një tjetër kryeqytet europian në rrugë për të ardhur” – duke aluduar në këtë formë për emrin e djalit London.

Të shumtë kanë qenë ndjekësit që në minutat e parë kanë supozuar se foshnja e dytë duhet të jetë vajzë dhe mbase do të quhet Paris.

Ndryshe, Sara dhe Ledioni u bënë prindër për herë të parë në Dhjetor të vitit 2016 teksa verën e kaluar, kurorëzuan dashurinë në një dasëm luksoze në Como të Italisë. Shumë urime! /Prive.al

View this post on Instagram

👪

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa) on

Artikuj të ngjashëm