Lidhja e tyre është përshkruar në një rrjedhë ashtu siç edhe e do rendi. Fillimisht të fejuar, pak muaj më parë u kurorëzuan teksa vazhduan me një muaj të gjatë mjalti në Europë.
E duket se për Milot Llalloshin dhe Erxhina Ismajlin, po vjen hapi i rradhës, ai i të bërit prindër.
Kjo të paktën sipas fotos së fundit të çiftit nga sezoni i dasmave ku Erxhina vërehet me ndryshim të dukshëm në bark.
Momentalisht, nuk dihet se a bëhet fjalë për shtatzëni apo për shtim peshe por urimet nga ndjekësit në rrjete sociale kanë vërshuar me t’u publikuar fotoja pavarësisht faktit se nga Miloti e Erxhina nuk ka pasur ndonjë koment. /Prive.al/