U përfol shumë rreth një lidhjeje të mundshme mes tyre, e Prive ishte e para që raportoi se dyshja prej artistëve, janë në një lidhje serioze dashurie.
Por kjo nuk u pohua e as nuk u mohua as nga Genc Prelvukaj e as nga Eni Koçi asnjëherë. Por dyshja e famshme më në fund ka ndërmarrë një veprim.
Pasi Genci me Greta Koçin, motrën e Enit sollën një bashkëpunim, ishte radha e një kënge në mes Gencit e bukuroshes Eni.
Dhe tani ata e kanë dhënë lajmin se kënga së shpejti do të vijë.
“Vetëm ti je”, titullohet ky projekt muzikor që do jetë duet në mes artistësh, e se çfarë kanë bërë bashkë në vargjet e këngës dhe a do dalin publikisht si çift pas lansimit, kjo mbetet të shihet. /Prive.al