Komediani, Chris Rock ka folur për shuplakën gjatë Oscar-it që e kishte marrë nga Will Smith, duke thënë se “ajo dhemb”.
Ai foli gjerësisht për incidentin e çmimeve Oscar 2022 gjatë një komedie të drejtpërdrejtë të Netflix.
“Ju e dini se çfarë thonë njerëzit, ata thonë “fjalët lëndojnë”. Kushdo që thotë që është lënduar nga fjalët, nuk është goditur kurrë me shuplakë në fytyrë”, është shprehur ai.
Rock u lavdërua për ruajtjen e qetësisë së tij pas incidentit që i ndodhi, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ai tregoi se si iu përgjigjet njerëzve kur e pyesin se a e lëndoi ajo shuplakë.
“Njerëzit thonë: A të lëndoi? Ende dhemb! Më tingëllon ‘Summertime’ në vesh”, tha Rock, duke iu referuar këngës së Smith të vitit 1991.