Reperi i famshëm amerikan Childish Gambino ka bërë histori në mbrëmjen e ndarjes së cmimeve Grammy duke u bërë artisti i parë ndonjëherë, që fiton çmimin për produksionin më të mirë të vitit dhe këngën më të mirë të vitit.
Ai këtë çmim e fitoi me këngën “This is America”.
Përndryshe, Gambino nuk ka shkuar personalisht për ta marrë çmimin në Grammy dhe arsyet thuhet të jenë për shkak se ai është i pakënaqur me reprezentimin e njerëzve me ngjyrë në këtë akademi muzikore.
Ndërsa kjo arsye nuk është zyrtare, bashkë autori i këngës This is America, Ludwig Goransson, që e ka marrë në emër të Gambinos çmimin, ka thënë se nuk e di arsyen se pse reperi nuk ka ardhur, megjithatë mendon se Grammy duhet t’i vlerësojë më shumë rep artistët. /Prive.al