Chiara Ferragni thyen heshtjen dhe tregon të vërtetën për ndarjen

By

Chiara Ferragni ka dhënë intervistën e saj të parë televizive pas aludimeve të ndarjes nga Fedez. Influencuesja italiane u shfaq në emisionin ‘Che tempo che fa’ dhe ndonëse nuk e ka konfirmuar se është divorcuar me reperin e njohur, ajo ka folur për një krizë të madhe në martesën e tyre.

 “Mendohet se pas çdo lëvizjeje timen qëndron një ekip ekspertësh dhe se unë jam gjeneralë. Por kjo është reale dhe jo një strategji. Momenti i ndarjes mes meje dhe Federikos është real. Njerëzit gjithmonë mendojnë se po ndjek një strategji, por nuk është kështu, fatkeqësisht nuk është strategji, do të doja të ishte”.

Më pas ajo shtoi: “ Po flasim, jemi dy të rritur që e duam njëri-tjetrin, nuk është se po mbyllim ura, është kohë krize. Kemi pasur kriza në të kaluarën, por kjo është më e keqja”.

Sa i përket publicitetit që ka jeta e saj për shkak të rrjeteve sociale, ajo ka komentuar : “E di që kur do privatësi është e vështirë ta kesh. Kam thënë shumë, por jo gjithçka. Sigurisht që heq dorë nga disa nga gjërat e tua. Jeta private në favor të historisë, por është një pjesë e vogël e jetës sime. Megjithatë dua të them se atë që tregoj kam qenë gjithmonë autentike. Dhe Federico ishte disi i tillë, ai donte ta tregonte historinë e tij në internet, kështu që kur u takuam ishte një shpërthim. Dhe kur u bëmë çift, ne vazhduam të tregonim historitë tona, duke sakrifikuar një pjesë të jetës sonë private”.

 

Artikuj të ngjashëm