Çfarë trëndafilash duhet t’i dhuroni asaj?

By

Nëse mendoni t’i dhuroni trëndafila dikujt, varësisht nga rasti dhe raporti që keni me të, duhet të zgjidhni edhe ngjyrën e trëndafilit

Sigurisht, nëse ata kanë një ngjyrë të preferuar të trëndafilave, atëherë ju veçse e dini se cilën ngjyrë të zgjidhni, por nëse doni të bëni një buqetë si pas normave etike, atëherë ne jemi këtu për të iu ndihmuar

Trëndafili i verdhë

Ky trëndafil ka kuptimin e lumturisë dhe pozitivitetit. Trëndafilat e verdhë janë mënyra e duhur për të përuruar një mik, ose për të uruar shëndet dhe të mira.

Trëndafili rozë

Kjo ngjyrë ka kuptimin e elegancës dhe sentimentalizmit. Është simbol klasik i bukurisë dhe nuk ka rëndësi rastin, ju gjithmonë mund të dërgoni trëndafila rozë.

Trëndafili i kuq

Tradicionalisht, ata janë të asociuar me dashurinë, bukurinë dhe perfeksionin. Janë mënyra klasike e të thënë “Të dua”. Për partneren romantike, janë dhurata e duhur.

Trëndafili i bardhë

Me bukurinë e tyre të qetë, këta trëndafila janë bërë identifikimi i kujtimit dhe pritshmërie për të ardhmen. Ato përdoren për ceremoni përkujtimore ose për fillime të reja. Pra, dasmat, funeralet, etj/

Trëndafili vjollcë

Këta trëndafila kanë kuptimin e kreativitetit, mundësive të hapura dhe mendjes së hapur. Nëse i dhuroni dikujt trëndafil vjollcë, ka kuptimin e dashurisë në shikim të parë.

Trëndafili portokalli

Kjo ngjyrë vibrante ka kuptimin e pasionit dhe emocioneve. Nëse ju keni ndjenja të fuqishme për një person, çfarëdo qoftë raporti juaj, atëherë mund t’i dhuroni këtë trëndafil.

Artikuj të ngjashëm