U bë një periudhë kohore që ish-deputetja e Kuvendit për katër mandate rresht, Donika Kadaj u tërhoq nga politika.
Pas rikthimit në partinë “amë”, ajo sërish ngeli e pakënaqur duke bërë që të përfundojë një kapitull mbi 10 vjeçar si një nga gratë më aktive në skenën politike kosovare.
E duket se koha jashtë politikës për Donikën ka qenë kohë dedikuar vetes.
Kadaj po zhvillon pasionin e saj të “hiking” i cili i ka pasur rezultatet edhe në fizikun e ish-deputetes.
Ajo është transformuar duke rënë dukshëm në peshë teksa ndryshime janë vërejtur edhe në stilin e veshjes.
Largimi nga politika di të jetë i dhimbshëm për shumëkë por të paktën Donikës, lirisht mund të themi që i paska “bërë hajr”. /Prive.al