Këngëtarja Aurela Gaçe, dy herë kampione në festivalin Kënga Magjike është duke marrë pjesë sërish.
Me një këngë e cila tregon vokalin e fuqishëm të saj ka emocionuar fansat e saj por jo vetëm.
‘Akoma jo’ i ka lënë përshtypje të mirë edhe shumë kolegëve të saj e një ndër to Vesa Luma e tregon publikishit.
Në llogarinë e saj në instagram Vesa ka shkruar: Kur del Aurela e të përbin me zë, muzikë, performancë … gjithçka tjetër ngelet në vend.