Brenda pak minutash nga publikimi, u vulos fakti se do jetë një super hit. Kënga ”Dashni” nga Majki u pëlqye jashtëzakonisht shumë dhe po dëgjohet në çdo cep ku flitet shqip.
Paralelisht me suksesin, në media qarkulluan disa aludime se në këtë krijim muzikor Majki ishte inspiruar nga një këngëtar francez.
Majki ka folur për të parën herë në lidhje me këtë çështje në emisionin NIN të Klan Kosovës.
”Në secilën këngë më kanë gjetë diçka, qoftë për veshjen, mjekrrën apo melodinë. Është e vërtetë që gjithçka që nis inspirohet nga dikush. por asnjë vijë melodike nuk është e njejtë por stili” – ka thënë ai. Majki citoi Pikason dhe shprehjen e tij ”çdo artist i mirë kopjon mirë’, nëse mund t’i themi kopje krijimit muzikor në fjalë.
Gjithashtu, këngëtari përmendi edhe temën e klikimeve. Ai deklaroi se nuk po i pëlqen fakti që ato janë duke e përcaktuar suksesin e një artisti.
Në lidhje me evolimin në planin profesional, Majki tha se këtë gjë e ka menduar mjaft gjatë pasiqë në njëfarë forme, repi ”i ishte bërë bajat”. /Prive.al/