Lajm i mirë për artistët tonë: Spotify do të lansohet edhe në Kosovë?

By

Spotify është platformë e krijuar më 2006 në Suedi e aktualisht është ndër më të rëndësishmet në industrinë e muzikës botërore.

Mirëpo, Spotify aktualisht nuk mund të përdoret në Ballkan e Rusi, e artistët tanë nuk kanë arritur të fitojnë shumë këtu në vendin tonë edhe pse diaspora ka ndikuar që të blejnë këngët shqipe.

Mirëpo, tashmë vjen një lajm i mirë.

Shumë media të Ballkanit kanë informuar se Spotify do të shtrij gjeografinë e saj me 15 korrik në Rusi dhe në të gjitha vendet e Ballkanit përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.

Kjo shtrirje e re territoriale ishte pëlqyer nga Spotify muaj më parë e kishin informuar se ishte në planet e tyre, teksa tani na mbetet të shohim lansimin e saj në trojet tona./Prive.al

Artikuj të ngjashëm