Çfarë thotë Gold AG për gay-ët ?!

By

Njihet si person që gjërat i thotë troç dhe pothuajse asnjëherë nuk rezervohet në fjalën e thënë në publik.

I tillë ka qenë Gold AG edhe në rubrikën Kutia të emisionit NIN në Klan Kosova.

Kur u pyet nga Liberta Spahiu se cilin ligj do e hartonte ai prerazi tha: ‘Me i ndalu homoseksualët’ duke iu referuar këtyre të fundit me një term jo etik.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Goldi shpreh këtë qëndrim për komunitetin LGBT. Refuzimi i tyre si tendencë e ka shoqëruar Goldin që prej kur ai mbahet mend. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm