Arilena Ara dhe Miriam Cani gëzojnë një shoqëri shumë të ngushtë me njëra tjetrën. Në fakt ato kanë mbetur mike që kur Arilena ishte një vogëlushe e konkurseve të këndimit.
Së fundmi, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Arilena zbuloi dhuratën që Miriami i kishte bërë së fundmi.
NJë buqetë e madhe trëndafilash e shoqëruar edhe me një pusullë.
“Uroj që çdo gjë që të bësh të jetë e mbushur me dashuri dhe bekime. Nuk jemi kurrë të ndara. Ndoshta në distancë po asnjëherë në zemër. Të dërgoj të gjithë dashurinë time”, shkruhej në copën e letrës të vendosur në lule. /Prive.al