Para një ore, Enca ka postuar një fotografi të re në Instagram.
Ajo u shfaq në bikini të zeza duke vënë në pah të pasmet e saj.
Në mesin e shumë komenteve që ajo mori në këtë postim, në sy ra ai i këngëtarit algjerian të njohur në Francë, Soolking.
Ky i fundit u dërgoi një koment duke shkruar: “Canicule” që në shqip i bie “valë e nxehtë”. Sigurisht që Enca nuk qëndroi pa i kthyer përgjigje. “Po vjen për të të marrë ty”, ishte përgjigja e këngëtares shqiptare.
Nuk dihet nëse të dy kanë komunikuar edhe privatisht dhe pse jo, mund të pritet një bashkëpunim siç ndodhi ai me Dhurata Dorën vitin e kaluar e që mblodhi mbi 400 milionë shikime në YouTube./Prive.al