Një nga ciftet më të përfolura të “Për’puthen” ishin padyshim Sara Malaj dhe Atdhe Xharavina.
Lajmi se ata janë bashkë erdhi shumë i papritur kur ata u deklaruan për njëri tjetrin gjatë daljes nga “Për’puthen”.
Që nga atëherë ata janë shfaqur shpeshherë bashkë, madje nisën aludimet se ata ishin në pritje të ëmbël dhe se po bashkëjetonin.
Diçka ka ndodhur në raportin e çiftit, dhe dyshimet e para nisën pas një postimi të Sarës në llogarinë e saj në Instagram.
Teksa të gjithë ndjekësit besojnë se ata po jetojnë ditët më të bukura të dashurisë, në fillim të këtij qershori Sara deklaroi se është beqare.
“Jam 106% beqare”, shkruhet në postimin që ajo ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram.
Por ditë kaluan, dhe ka zhvillime të reja në raportin e tyre. “Me çiftin në fuqi të Për’puthen”, shkruan Olsa në një foto të publikuar në InstaStory krah Atdheut dhe Sarës gjatë turit në Shkodër, duke konfirmuar kështu se ata të dy jabë ribashkuar. /Prive.al