Dy ditë më parë, Loredana pushtoi portalet kur pranoi atë që përflitej që prej muajit Gusht – ndarjen nga Mozzik.
Artistja e njohur shqiptare deklaroi distancimin nga Mozzik edhe në jetën private edhe në biznes teksa reperi u hoq nga datat e caktuara për turin e vitit 2020.
Që prej ftohjes së raporteve, Loredana ëshë parë në vazhdimësi e shoqëruar nga të tjerë miq.
Por, një fotografi e saj së fundmi ka tërhequr vëmendjen.
Loredana në rrjete sociale ka postuar një selfie të vetes së saj dhe një mashkulli në cep të cilit i ka mbuluar fytyrën.
Fansat janë të bindur se personi në fjalë është Mozzik dhe janë shprehur tejet të habitur me këtë lëvizje. Megjithatë mësohet se mashkulli në imazh është Omar, një prej miqve të Loredanës. /Prive.al