Së fundmi, reperi Noizy postoi një fotografi me duar të përgjakura, në llogarinë e tij në Instagram, me përshkrimin: ‘Ti thjesht ma din emrin po jo t’kalumen time’ – vargje këto nga një këngë e tij e publikuar shumë vjet më parë.
Por, kësaj radhe, artisti paralajmëroi bashkëpunimin me reperin italian, Ghali, me të cilin punoi për këngën ‘Parku i lojrave’.
Ky duet ka kohë që është finalizuar dhe pritet dita ditës të lëshohet për publikun.
Kënga është pjesë e listës që Noizy pati publikuar në fillim të verës, ku nuk i zbuloi bashkëpunëtoret./Prive.al
https://www.instagram.com/p/Bl7Tk1XF_2u/?taken-by=noizy