Trashëgimtarja e Top Channel Lori Hoxha është mjaft aktive në rrjetin social Instagram, me fansat e saj.
Së fundmi përmes një sesioni pyetjesh në Instagram, u është përgjigjur fansave në pyetjet drejtuar saj.
Një pyetje nga një ndjekës ishte: Çfarë nuk fal asnjëherë?
Ajo u përgjigj: Unë fal çdo gjë jam shumë tolerante. Por jeta më ka mësuar që nuk e kaloj dot, edhe kur fal, kur shoh një anë të një njeriu që nuk e mendoja që do e shihja ndonjëherë dhe nuk besoja që është pjesë e tij/saj. /Prive.al