‘Dy dashni’ është kënga më e fundit e Genta Ismajlit e cila është dëgjuar gjithandej gjatë verës por edhe më tutje.
Deri tani ky produksion muzikor ka regjistruar mbi 16 milionë klikime në YouTube, e që është kënduar në shumë koncerte që ka mbajtur artistja.
Por, pas gjithë punës ajo ka menduar për pak pushim e normalisht se më mirë se në Amerikë ku është rritur nuk mund të jetë.
Genta ka disa ditë që ka udhëtuar përtej oqeanit për disa relaks, pasiqë sapo të rikthehet fillon punën për këngën e re.
Akoma nuk ka diçka definitive në këtë aspekt./Prive.al