Çfarë i thotë Argjentina, mbesës së Albërisë (Foto)

By

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj para 10 dite është bërë gjyshe për të parën herë. Vajza e saj, Agnesa ka sjellur në jetë një vajzë.

Mbesa e parë e Albëries është quajtur Elektra dhe sot në instagram, këngëtarja Argjentina Ramosaj ka publikuar një fotografi të saj.

Përpos imazhit të vajzës së Agnesës, Ramosaj ka lënë një porosi:

“Engjëll i vogël dukesh njëjtë sikurse mamaja jote.  Agnesa, nuk mund të ndaloj së shikuari dhe të mahnitem se si kujdesesh për të.”

Po ashtu shkrimi i Argjentinës për Elektrën vazhdon me disa kujtime nga fëmijëria e saj dhe Agnesës.

“Unë dhe mamaja jote jemi rritur së bashku dhe vazhdoj ti kujtoj momentet e lumtura të fëmijërisë. Mezi pres që ti dhe Noah ti krijoni ato momente dhe kujtime së bashku. Ne ju duam shumë dhe i’u urojmë një jetë të mbushur me lumturi e bekim”.

Agnesa Hadërgjonaj ka komentuar në fotografinë e Argjetinës duke thënë:

“Asgjë nuk do më bënte më të lumtur se bebet tona të rriteshin bashkë dhe ti kenë kujtimet e fëmijërisë sikurse tonat”

Në postimin e Argjentinës ka komentuar edhe Albëria duke treguar dashurinë për Noah dhe Elektrën si dhe ka thënë që e ka marrë malli për këngëtaren Ramosaj ./Prive.al

agnesa beba

Artikuj të ngjashëm