Çfarë i ndodhi? Kylie Jenner shfaqet në publik me të nxirë në fytyrë

By

Modelja dhe njëra ndër ndërmarrëset më të suksesshme në fushën e kozmetikës Kylie Jenner, u shndërrua në personin më të komentuar së fundmi nga mediat rozë.

20-vjeçarja është bërë nënë një muaj më parë, dhe aty ajo u bë tejet e komentuar.

Kylie duket shumë e lumtur që ka sjellë në jetë vajzën e saj, emri i së cilës është Stormi. Gjithsesi, duke lënë pas këtë moment të bukur në jetën e Kylie-t, fansat kanë filluar të shqetësohen për të.

Ajo që ka merakosur fansat e saj ka qenë një shenjë e nxirë në fytyrën e Kylie-t. Edhe pse 20- vjeçarja është munduar ta fshehë shenjën me një xhup, sërish nuk ia ka dalë. Çfarë i ka ndodhur Kylie-t është një pyetje së cilës ajo nuk i ka dhënë përgjigje?

Artikuj të ngjashëm