Çfarë i ndodh trupit tuaj kur flini gjithmonë në ora 22:00?

By

Anna Wintour dhe Oprah Winfrey kanë një të përbashkët, ato shkojnë të flenë në ora 22:00, duket se ka diçka se pse këto gra shkojnë kaq herët për në gjumë.

Gjumi, i cili bëhet më herët dhe që është më i gjatë ndihmon në ndalimin e mendimeve negative dhe shqetësuese, të cilat dikë mund ta mbajnë të zgjuar natën, kjo është një arsye e mirë që duhet të flini në ora 22:00.

Kur është një cikël i thellë i gjumit, trupi i njeriut është më i relaksuar dhe riparon hormonet. Kjo ndihmon që nesër të keni një trup më të shëndetshëm.

Nëse nuk flini mjaftueshëm do të jeni të stresuar, kjo bëhet për shkak të nivelit të lartë të hormonit “kortisol” që është i pranishëm në trupin tuaj.

Prania e madhe e “kortisolit” mund të iu bëjë më të shqetësuar dhe iu shkakton më shumë dëme shëndetësore, prandaj duhet të filloni të flini herët dhe nuk do të keni shumë stres.

Disa studime kanë treguar se njerëzit që flenë më herët janë më të shëndetshëm në krahasim me ata që punojnë natën. Njerëzit të cilët nuk arrijnë të bëjnë gjumë të mjaftueshëm dhe të thellë kanë mundësi më të mëdha për t’u prekur me sëmundje si diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe hipertensionin.

Prania e mjaftueshme e gjumit shkakton edhe numër më të lartë të antitrupave ndaj viruseve, këta persona nuk mund të sëmuren shumë lehtë nga gripi dhe ftohja, shkruan Bright Side.

Bright Side shkruan se disa studime kanë treguar se njerëzit me gjumë të mirë dhe të rehatshëm janë edhe më të lumtur në jetë, si dhe e kanë më të lehtë të kontrollojnë emocionet.

Artikuj të ngjashëm