Çfarë fshihet pas statusit të fundit të 2TON?! (FOTO)

By

Reperi i njohur nga Ferizaji, 2TON, edhe pse shumë aktiv në vitin që lamë pas, ende nuk e ka thënë fjalën e tij sa i përket këtij viti.

Artisti i cili mbylli vitin me projektin ‘Prej asaj nate’ duket se ka gati diçka të re për publikun andaj dalëngadalë ka filluar shpalosjen e informacioneve sa i përket kësaj iniciative.

Fotografia e fundit e publikuar në Instagram ngrit shumë dilema, kjo pasi që përbri saj ishte vënë mbishkrimi ‘xXx’ gjë që na shtyen të mendojmë se ndoshta ky do të jetë titulli i projektit të ri.

Sidoqoftë këto janë vetëm aludime të cilat mund t’i shuaj reperi nëse vendos të japë detaje më të hollësishme në këtë aspekt teksa fansat e tij natyrisht se mezi po presin për diçka të tillë. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm