Greta Koçi mahnitë me plot stil! Në lidhje apo jo?!

By

Pak ditë më parë, këngëtarja Eni Koçi la pa fjalë me një set fotografik ku shfaqej me përplot stil.

E duket se në po të njejtën linjë po ecë edhe motra e madhe, Greta.

Edhe kjo e fundit ka realizuar një set fotografik, imazhet nga i cili ka nisur t’i postojë në rrjete sociale.

Në postimin më të freskët, ajo shihet e veshur në të pembe me një buzëqeshje vesh më vesh.

‘Ju jeni një prej arsyeve pse unë qesh. Dashuri. Për të. BAE. Perfekt. Me stil’ – ka qenë mbishkrimi mbi fotografi i cili ka ngjallur pikëpyetje.

Një lidhje e mundshme në horizont për Gretën?! /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm