Është prodhim i vitit 2019, mirëpo në këtë periudhë izolimi është kthyer në fenomen kinematografi e madje ndër më të shikuarit në platformën “Netflix”.
“Mrekullia në qelinë numër shtatë” është emri i këtij filmi që ka bërë edhe shumë shqiptarë të mos i përmbahen lotëve mes tyre edhe personazhe publike, ku mbrëmë Yll Limani e Getinjo u deklaruan se ishin prekur goxha shumë nga ajo.
Fabula e saj flet për një dashuri të pastërt mes vajzës Ova dhe babait të saj i cili ka ngecje mendore, e madje stërgjyshja e saj i thotë se i ati ka të njëjtën moshë me të.
Ky i fundit burgoset gabimisht për vrasjen e një vajze të vogël e cila ishte moshatare e Ovës dhe dënohet me vdekje.
Por cili është sekreti i këtij filmi që po merr vëmendjen e të gjithëve?!
“Mrekullia në qelinë numër shtatë” është rikrijim i filmit me po të njëjtin emër i cili ka pasur premierën në 2013 në Kore të jugut e më pas u realizua edhe në version filipin dhe indonezian.
Njëjtë sikurse versioni turk, edhe ai Koresë së Jugut ishte tejet i shikuar madje ka grumbulluar 86 milionë dollarë nga shfaqjet e saj.
Një tjetër detaj interesant është se ky film nuk është i bazuar në ngjarje të vërtetë por është e gjitha imagjinatë.?!
Pavarësisht kësaj mos e humbisni. Zgjedhja më e mirë në këto kohë karantine padyshim është ky film që po e rekomandojnë të gjithë./Prive.al