Ndër shumë udhëtimet me avion që Alban Ramosaj ka bërë, ky i fundit do të mbetet gjatë në kujtesën e tij si më i frikshmi.
Në momentin e uljes, avioni kishte pasur vështirësi teknike, dhe në njërin nga krahët e tij po dilte tym.
Në këtë moment, ai i kishte dërguar mesazh motrës së tij, Beatrix duke i dërguar të gjitha të dhënat e tij personale si kode bankare dhe fjalëkalime.
Por në fund, gjithçka shkoi mirë!
Eksperiencën e tij ai e ndau me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, duke sqaruar se çfarë kishte ndodhur në ato momente.
“Mbijetova në një fluturim, ku pajisjet e uljes nuk funksiononin dhe sapo prekëm pak tokën, piloti u detyrua të ngrihej prapë në ajër pasi që një tjetër mjet ajror ishte në pistë. Sikur kjo të mos mjaftonte, dilte tym nga krahu u djathtë i avionit. Fizikisht jam në rregull”, shkruan ai.
“Gjithashtu, gjatë këtyre momenteve i dërgova motrës sime të gjitha kodet, fjalëkalimet dhe pin-at e bankës. Por tani jam i zërë duke i fshirë ato mesazhe (qesh)”, përfundoi shkrimin këngëtari. /Prive.al