Çfarë bënë “shejtanet” mbrëmë brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”? (VIDEO)

By

Vizitoret që mbrëmjen e sotme erdhën në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova bashkë me ‘Spiderman-in’, trazuan banorët me veprimet e tyre të paparashikueshme.

Madje, veprimet e tyre bënë që disa prej tyre të fillojnë ti quajnë ‘shejtane’. E përderisa ato po u merrnin gjësendet në oborrin e shtëpisë, Artani është dëgjuar të thotë “se ka nevojë për tre hoxhallarë” për të shpëtuar nga to.

Sigurisht, banorët ishin të urdhëruar të mos reagonin karshi veprimeve të vizitoreve, prandaj ato shfrytëzuan rastin dhe e rrëzuan Vedatin që ishte i ulur në oborr të shtëpisë.

E kur ato kryen misionin e tyre demolues të shtëpisë, banorët mezi pritën që t’i përcjellin dhe t’i kthehen jetës së qetë në hapësirat e BBVK-së.

Për më shumë detaje, ndiqini videot në linqet e mëposhtme dhe do ta shihni se nuk do të mund t’iu rezistoni të qeshurave.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Artikuj të ngjashëm