Tashmë kur kanë mbetur fare pak ditë deri në ardhjen në jetë të vajzës së saj të dytë, aktorja Teuta Krasniqi periudhën finale të shtatzënisë po e kalon duke u treguar më emocionale në tema të caktuara.
Specifikisht, aktorja më e mirë në Kosovë po merret me procesin e të bërit prind, që për të ndodh për të dytën herë kurse për bashkëshortin e saj, Adonis Morinën, për të parën herë.
E një video në rrjete sociale ka treguar shumë se si e dëshiron babain për vajzën e saj, Teuta.
Ajo ka ripostuar një video nga Daily Mail ku shihet një baba teksa i ‘ngulit’ në mendje disa prej parimeve bazë të edukatës çdo mëngjes duke krijuar vetëbesim dhe siguri tek e bija.
Mbetet të shihet nëse Adonisi me kalimin e kohës do të marrë mësim duke vepruar në mënyrë të njejtë.
VIDEON E BABAIT QË KA LËNË PA FJALË TEUTËN MUND TA NDIQNI DUKE KLIKUAR KËTU. /Prive.al/