Çështja ‘Prishtina’: Versioni i dy palëve!

By

Shumëçka u përfol kohëve të fundit për relacionin mes dy miqve të dikurshëm, Noizyt dhe Gold AG.

Derisa i dyti u shfaq prej fillimit i gatshëm për të dhënë versionin e tij, reperi nga Shqipëria qëndroi në heshtje deri para pak minutash, kur çdo gjë që kishte për të thënë e deklaroi përmes një shkrimi të gjatë në rrjete sociale.

Noizy preku shumë pika por ndër më interesantet, ishte ajo e çështjes ‘Prishtina’.

Këtë reperi nga Presheva, Gold AG e kishte përmendur së fundmi në një intervistë televizive për emisionin në Wazzup në Klan Kosova.

Aty, për të demonstruar përkushtimin e madh të dikurshëm për mikun e tij, Ariani kishte deklaruar se për Noizyn ka rrezikuar edhe veten kur ai kishte ardhur në Prishtinë.

‘Kom rreziku veten kur ka ardhur në Prishtinë, edhe apet me dit që munet me i ndodh diçka e keqe edhe pse ka ndodh kjo mosmarrëveshje, apet e kisha bo për to, veq për hatër që osht i Shqipnisë, kurgjo ma shumë’ – pati potencuar Goldi përcjell Prive.al.

E këtë, çuditërisht, Noizy e ka mohuar në mënyrë kategorike. Në shkrimin e tij, Noizy ka deklaruar se në kryeqytetin e Kosovës ka shkuar vetë i 20-ti, ashtu siç bën gjithmonë me ‘armatën’ OTR dhe Arianin nuk e kishte takuar asnjëherë më parë.

Kur kena dal në mes Prishtinës dhe jena ul në kafe, ka ardh Gold AG tu thon se jam me ty, por Goldin se ka thirr kush me ardh mem mbrojt mu, ktu e 10000 vjet nuk e thirri Goldin mem dal mu Zot, jo Goldin por kërkan sa t’i kem shokët e grupit. Goldi ka qenë thjesht nni shok që jena taku ndërmjet dikujt tjetër, kaq’ – është shprehur Rigelsi në shkrimin e tij.

Se ku qëndron e vërteta nuk dihet saktësisht teksa dy palët kanë dhënë versione diametralisht të kundërta. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm