“Cersei e Game of Thrones nuk ka vdekur” – Alaudin Hamiti e takon në Budapest

By

Në episodin e parafundit të Game of Thrones, shumë fansa u mërzitën për vdekjen e Cersei Lannister e cila për shumë kë ishte ndër personazhet e preferuara.

Aktorja Lena Headey që luante rolin e mbretëreshës deri në fund të serialit të famshëm, vdiq në episodin e parafundit bashkë me vëllanë e saj Jeamie, në gërmadhat e Red Keep.

Por sigurisht, aktorja është shëndosh e mirë dhe atë e ka takuar në Budapest të Hungarisë moderatori i njohur kosovar Alaudin Hamiti.

Ai madje ka publikuar një fotografi me aktoren duke shkruar: “Ajo është gjallë. E gjeta Cersei Lannister”.

Përndryshe, Cersei ishte personazhi i preferuar i Hamitit nga GOT dhe këtë e ka thënë edhe në emisionin e tij Nd’rrimi i Natës, në njërin nga edicionet që trajtonte temën e serialit.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni më poshtë:

Artikuj të ngjashëm