Kjo është arsyeja pse Albani dhe Miriami nuk bënë dasmë të madhe tradicionale

By

Javë më parë, ata e befasuan publikun duke u martuar pa asnjë paralajmërim në ishujt Maldive.

Vjet më parë, në këtë vend, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, i kishin thënë po njëri tjetrit e ishin fejuar në po të njëjtin vend dhe aty u rikthyen vjet më vonë, për tu martuar në praninë e vajzës së tyre të vetme Ameli.

Por pse ata zgjodhën një ceremoni aq private kur janë aq të famshëm e kanë shumë miq?

“Dasma ishte 1 rrugë e 10-të punë. Bëmë pushime, u martuam e bëmë videklipin. Ishte një eksperiencë fantastike”.

“Ishte një ndjenjë fantastike. Ne nuk kemi qenë ndonjëherë për këto dasmat me madhështi e pompozitet. Ne jemi natyra të tilla. E bëmë në një vend magjik dhe kishim edhe vajzën tonë afër”, ka thënë Skënderaj në një intervistë për Prive.

Përndryshe, çifti po presin edhe një fëmijë dhe lajmin e kanë bërë të ditur javën që lamë pas, në koncertin e Alban Skënderajt në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm